Dy muaj pasi u bë nënë, Hailee Steinfeld zbulon emrin e vajzës
Hailee Steinfeld zbuloi emrin e vajzës së saj, dy muaj pasi solli në jetë fëmijën e parë me Josh Allen.
Ylli i filmit Sinners, 29 vjeç, e cila lindi më 2 prill, ndau emrin e vajzës së tyre – Harper Haize Allen – në edicionin më të fundit të buletinit të saj Beau Society, të publikuar të premten.
Ajo foli për përvojën e të qenit nënë për herë të parë, duke i kushtuar një letër prekëse “vajzës së saj të ëmbël”.
Steinfeld është në një lidhje me lojtarin e ekipit Buffalo Bills, Josh Allen, prej tre vitesh, ndërsa çifti u martua në maj të vitit të kaluar në Santa Barbara, Kaliforni.
Në letrën drejtuar vajzës së saj, Steinfeld reflektoi mbi muajt e parë të prindërimit, të cilët i përshkroi si një periudhë njëkohësisht “e bukur dhe rraskapitëse”, por edhe “e shenjtë dhe shumë e veçantë”.
Pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, aktorja tha se nuk e mat më kohën me muaj apo vite, duke lënë të kuptohet se mëmësia i ka ndryshuar plotësisht këndvështrimin për jetën dhe kalimin e kohës.


