Please enter at least 3 characters.

Dy komisione sot mbajnë seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

2018/09/Kuvendi-2-me-llogo-e1539946700922.jpg

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Kulturë dhe Komisioni për Çështje Ekonomike.

Komisioni për Kulturë do të debatojë për Propozim-programin për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në vitin 2020.

Para anëtarëve të Komisionit për Çështje Ekonomike, do të jenë Propozim i planit financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 dhe Propozim-vendimi për vërtetimin e përqindjes së të ardhurave totale vjetore për financimin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020./Telegrafi/