Dy javët e pabesueshme të Ismael Saibarit - nga transferimi rekord te Bayern Munuich te hero i Marokut
Ismael Saibari po përjeton periudhën më të mirë të karrierës së tij. Mesfushori ofensiv 25-vjeçar i Marokut, i cili deri së fundmi ishte pjesë e PSV Eindhoven, ka kaluar dy javë të jashtëzakonshme, duke kombinuar suksesin në afatin kalimtar me paraqitje mbresëlënëse në Kupën e Botës 2026.
Gjithçka nisi në ndeshjen hapëse të Marokut në Kupën e Botës, ku Saibari realizoi një gol spektakolar në barazimin 1-1 ndaj Brazilit, duke i siguruar skuadrës së tij një pikë shumë të vlefshme.
Paraqitjet e tij bindëse vetëm sa konfirmuan formën e shkëlqyer që po kalon.
Transferim rekord te Bayern Munich
Pak ditë më vonë, Bayern Munich zyrtarizoi transferimin e Saibarit nga PSV Eindhoven për 55 milionë euro, një marrëveshje që u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit holandez.
Kalimi te kampionët e Gjermanisë ishte një tjetër moment historik për futbollistin maroken.
Saibari vazhdoi shkëlqimin edhe në Botëror. Ai shënoi pas vetëm 71 sekondash në fitoren 1-0 ndaj Skocisë, ndërsa realizoi edhe në suksesin 4-2 kundër Haitit, duke ndihmuar Marokun të sigurojë kualifikimin në fazën eliminatore.
Hero edhe ndaj Holandës
Në fazën e eliminimit direkt, Maroku u përball me Holandën. Ndeshja përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa fituesi u vendos me penallti.
Edhe pse nuk gjeti rrugën e rrjetës gjatë lojës, Saibari mori përgjegjësinë në serinë e penalltive dhe realizoi goditjen vendimtare që i dha Marokut kualifikimin, duke eliminuar Holandën nga turneu.
« -Si le Maroc jouait contre les Pays-Bas et que tu marquais un but, comment tu célèbrerais ? »
Ziyech « -J'ai pas de muscles, mais j'enlèverais mon maillot. »
Saibari : pic.twitter.com/7nEM7htVLo
— lRcma (@Rcma_212_) June 30, 2026
Tashmë, Maroku do të përballet me Kanadanë në fazën e 1/8 së finales, ndërsa Saibari synon të vazhdojë formën e tij të jashtëzakonshme dhe të udhëheqë skuadrën drejt një tjetër suksesi në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/


