Please enter at least 3 characters.

Dy ikona të vjedhura në Manastir dhe Strumicë, që besimtarët mendojnë se ua ka kthyer Zoti (Video)

2017/04/Nëna-e-shenjtë.jpg

Në prag të Pashkëve në Manastir ishte kthyer një ikonë e ”Nënës së shenjtë”, e vjedhur para 40 viteve dhe peshkopi Petar për portalin Religija.mk ka thënë se ikona është kthyer në mënyrë të shenjtë pasi i ka munguar manastirit dhe besimtarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Por, edhe në Strumicë besohet se Zoti ua ka kthyer ikonën e vjedhur para disa viteve. Bëhet fjalë për ikonën që njihet edhe si ''Nëna e Perendisë''.

Për të njejtën ikonë në Strumicë thuhet se një fëmijë i cili ka pasur pengesa në të folurit ka qëndruar për disa minuta para ikonës dhe tanimë flet lirshëm. /Telegrafi/