Please enter at least 3 characters.

Dy gola të shpejtë të Realit dhe një i Levantes (Video)

2016/03/ronald.jpg

Real Madridi ka shënuar dy gola të shpejtë kundër Levantes në ndeshjen që po zhvillohet në Estadio Ciudad de Valencia.

Fillimisht, u akordua penalti në favor të Los Blancos, të cilën e konvertoi në gol Cristiano Ronaldo (34’).

Ndërsa menjëherë pas, portieri vendas, Diego Marino, gaboi duke e futur topin në rrjet pas një goditjeje të Mayoral (38’).

Mirëpo, skuadra vendase ka reaguar shumë shpejtë për ta ngushtuar rezultatin me golin e Deyverson (39’). /Telegrafi/