Dy gjigantët e Serie A 'luftojnë' për kartonin e Adnan Januzajt
347:"Real Sociedad v Atletico de Madrid - Copa Del Rey Adnan Januzaj of Real Sociedad during the Copa del Rey match between Real Sociedad and Club Atletico de Madrid at Reale Arena on January 19, 2022 in San Sebastian, Spain. San Sebastian Guipuzcua Spain PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xJosexBretonx originalFilename:breton-realsoci220119_np3EH.jpg
21:"imago images/NurPhoto
28/03/2022
Adnan Januzaj mund të jetë në rrugën e tij për në Serie A këtë verë.
Real Sociedad po përpiqet të bindë belgun që të nënshkruajë një rinovim të kontratës, por ai i ka refuzuar ofertat e tyre deri më tani.
Fichajes raporton se Napoli i është drejtuar atij për të zëvendësuar Lorenzo Insigne në skuadrën e Seire A.
Napolitanët e shohin lojtarin me prejardhje shqiptare si një zëvendësues perfekt italianit, por ende nuk ka diçka konkrete.
Për Januzajn interesim ka shfaqur edhe Milani dhe duket se do të jetë një garë e ashpër për shërbimet e lojtarit me pasaportë belge.
Anësori synon të transferohet te një skuadër ku mund të fitojë trofe dhe Rossonerët mund të jenë favoritë për kartonin e tij. /Telegrafi/


