Please enter at least 3 characters.

Dushi: Të ndalohet fushata e Vulinit

2016/01/f.0930213920875_m.jpg

Gjatë paraqitjeve të tij publike, Vulin ka shantazhuar banorët serbë me ndalesë të pagave nga Serbia nëse ata nuk votojnë “Listën Qytetare Serbe”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por edhe institucionet e tjera relevante në Republikën e Kosovës duhet të reagojnë dhe ta ndalojnë aktin e paprecedent të interferimit të qeverisë së Serbisë përmes ministrit të saj pa portofol por të ‘uniformuar’, Aleksandar Vulin, në fushatën parazgjedhore në vendin tonë”, ka shkruar Dushi në Facebook, citon lajmi.net.

“Kjo sjellje përveç që është shkelje flagrante e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, është në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare dhe parimin e fqinjësisë së mirë”, thotë Dushi.

“Ky ministër, me uniformë të zezë, uniforme te cilën shqiptarët e kanë parë që më parë në këto troje, përveç tjerash po tenton që, përmes kërcënimeve dhe shantazheve, ta detyrojë komunitetin serb në Republikën e Kosovës që të votojë për listën produkt të qeverisë së Serbisë, Listën Qytetare ‘Srpska’”.

“Kjo praktikë e ndërhyrjes së një qeverie të një shteti fqinj në fushatat e brendshme parazgjedhore është e panjohur në praktikat ndërkombëtare dhe krejtësisht e papranueshme për shtetet normale”, ka përfunduar Dushi postimin e tij në Facebook. /Telegrafi/