Please enter at least 3 characters.

Dukagjini mposhtet minimalisht nga Lugano, por gjithçka e mbetur për kualifikim

Dukagjini ka pësuar humbje minimale në udhëtim te Lugano, sfidë e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Lugano ishte skuadër më e mirë dhe më kërkuese, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-0.

Ekipi zviceran e nisi fuqishëm për të krijuar disa raste të shpejta, por që mbrojtja kosovare ishte gjithnjë në vendin e duhur.

Renato Steffen u gjend në vendin e duhur pas një asistimit të Behrens dhe shënoi lehtë nga afërsia për t’i dhënë epërsinë Luganos.

Dukagjini gjithashtu krijoi disa kundërsulme megjithatë nuk ia doli t’i konkretizojë.

Situata u vështirësua për Dukagjinin vetëm në minutat e fundit kur i inkuadruari Arvanit Rexhaj u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.

Kësisoj, Lugano merr avantazhin nga ndeshja e parë, megjithatë gjithçka mbetet e hapur për në sfidën e dytë që do të zhvillohet në Kosovë javën tjetër./Telegrafi/