Please enter at least 3 characters.

“Duhet ta mbrojmë vetveten”, Shkurte Fejza fton qytetarët të bashkohen për marshin e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së

Këngëtarja e njohur folklorike dhe shumë e dashur për publikun, Shkurte Fejza, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen marshit në mbështetje të ish-krerëve tëë UÇK-së.

Marshi në përkrahje të katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në një kohë kur procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë po i afrohet fazës së vendimit.

Përmes një mesazhi, Shkurte Fejza ka ftuar shqiptarët që t’i bashkohen këtij marshi, duke e cilësuar atë si një moment për të shprehur mbështetje për luftën çlirimtare dhe për të ardhmen e brezave të rinj.


“Të dashur shqiptarë, vjen një moment kur duhet ta mbrojmë vetveten, andaj me 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin Skënderbeu, ju ftoj që të gjithë bashkë, të mbrojmë luftën tone çlirimtare, dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka bërë thirrje këngëtarja Shkurte Fejza.

Thirrja e këngëtares vjen në një periudhë kur çështja e ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në Kosovë, ndërsa qytetarë, figura publike dhe përfaqësues të ndryshëm kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me procesin në Hagë.

Marshi i 12 shtatorit pritet të mbledhë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët synojnë të shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe të përcjellin një mesazh solidariteti në prag të vendimit të Gjykatës Speciale.