Duffy të rikthehet fuqishëm
21/05/2015
Ajo është duke përgatitur material të ri muzikor dhe synon të rikthehte në maje të listave botërore të muzikës. Këto janë planet e këngëtares britanike Duffy.
“Duffy po punon për materialet e reja muzikore dhe qëllimi i saj është të kryesojë klasifikimet muzikore në 2016. Ajo dëshiron të rifitojë vendin pranë Adele në industrinë e muzikës”, ka thënë një burim për gazetën “The Sun”, transmeton Top Channel.
Albumi i parë i Duffy, “Rockferry” ishte albumi i katërt më i shitur në botë në 2008, për të cilin është vlerësuar me shumë çmime, ndërsa albumi i saj i dytë “Endlessly”, në 2010 nuk rezultoi aq shumë i suksesshëm, kështu që nga ajo kohë artistja nuk ka publikuar asgjë të re.


