Please enter at least 3 characters.

Dua vazhdon të shijojë pushimet në Indi, ndan me fansat imazhet e ëmbla me të dashurin në rrjetet sociale

2018/10/enesss-e1540978071687.jpg
206:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 09: Dua Lipa performs onstage during the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja Dua Lipa është shumë aktive me projekte të reja në muzikës.

Së fundmi, ajo publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me Andrea Bocellin, baladën e titulluar "If Only", e cila u prit shumë mirë nga fansat.

Ndërkohë, para saj, ajo solli edhe një bashkëpunim tjetër me BlackPink, të titulluar "Kiss and make up".

Përveç projekteve muzikore, Dua po vazhdon suksesshëm e turneun e saj të koncerteve.

Së fundmi, ajo së bashku me të dashurin e saj, Isaac Carew, kanë bërë një vizitë në Indi, ku duket se ia kanë kaluar mirë bashkë.

Këngëtarja Lipa publikoi së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft e lumtur në krahët e të dashurit.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë në çift. /Telegrafi/