Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa paralajmëron projektin e ri muzikor

2019/05/Dua-Lipaaa.jpg
180:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: Dua Lipa performs during The BRIT Awards 2019 held at The O2 Arena on February 20, 2019 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është duke punuar vazhdimisht për të sjellë gjëra të bukura për fansat e saj.

Kënga e fundit që ka publikuar është "Swan Song", e cila është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel”.

Ndërsa tani, në imazhin e ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram, ajo ka treguar se është duke punuar në projektin e ri muzikor.

"Kjo (poza e realizuar) ka ndodhur disa muaj pasi kam lëshuar albumin tim të parë. Tani ka nis ora e numërimit për të sjellë këngën time të re, prandaj jam aq e stresuar dhe e ngazëllyer për këtë kapitull të ri. Shpresoj që do t’ju pëlqejë aq shumë sa edhe mua. Ju premtoj se po punoj shumë për t’ju sjellë diçka të veçantë. Ju dua dhe ju falënderoj për gjithçka”, ka shkruar Dua.

"Swan Song", deri më tani ka grumbulluar mbi 40 milionë shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/