Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa paralajmëron këngën e re

2020/01/GettyImages-1190324391.jpg
177:"SYDNEY, AUSTRALIA - NOVEMBER 27: Dua Lipa arrives for the 33rd Annual ARIA Awards 2019 at The Star on November 27, 2019 in Sydney, Australia. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngët e saj tashmë kanë pushtuar platformat e ndryshme muzikore dhe kjo veçse është dëshmuar ditë më parë kur “Don’t Start Now" arriti 100 milionë klikime në YouTube.

Dhe artistja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, nuk do ndalet me kaq pasi tash e një kohë po punon për projekte të reja.

Ajo së fundmi njoftoi se së shpejti vjen me këngë të re, ndonëse nuk zbuloi më shumë detaje në postimin e saj.

“Së shpejti me muzikë të re në galaksinë më të aftërt tuajën”, është përshkrimi që ia ka vënë fotografisë ‘blurry’, megjithëse Dua shfaqet e mahnitshme.

Këngët e radhës vijnë në kuadër të albumit të saj të dytë, pasi 24-vjeçarja theksoi se në vitin 2020 do lansohet i plotë.

Kjo nuk është e vetmja, biondja do të jetë e ftuar speciale në “Sanremo 2020” – festivalin më të vjetër në Evropë, derisa Alketa Vejsiu është përzgjedhur në mesin e emrave prezantues të edicionit të sivjetmë të festivalit italian. /Telegrafi/