Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa kujton kohën kur lansoi projektin e parë muzikor në karrierë

2019/08/GettyImages-1131020374.jpg
211:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: (EDITORIAL USE ONLY) Dua Lipa in the winners room during The BRIT Awards 2019 held at The O2 Arena on February 20, 2019 in London, England. (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Artistja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, e kishte nisur karrierën intensivisht në vitin 2014.

Në një datë si kjo, ajo kishte publikuar projektin e saj të parë muzikor, "New Love", me të cilin kishte bërë bujë në tregun ndërkombëtar.

Kjo këngë kishte rënë edhe në syrin e grupit të famshëm "One Direction", të cilët aso kohe i kishin bërë një urim dhe dedikim artistes shqiptare  në Facebook, për nisjen e mbarë të karrierës së saj.

Sot pas katër vitesh, me një numër të madh hitesh e miliona dëgjime në platformat muzikore, Dua Lipa shquhet si njëra prej artisteve më në top të momentit.

Ajo ka vendosur që publikimin e këngës së parë ta kujtojë përmes një ripostimi në InstaStory.

“Urime katërvjetori i publikimit të këngës sime të parë! New Love”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Pas këngës "New Love", Dua pati një ngjitje të vazhdueshme në karrierë edhe me hitet pasuese si "Be the One", "New Rules", "IDGAF" etj. /Telegrafi/