Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa, e vetmja femër në mesin e 10 albumeve më të shitura në Mbretërinë e Bashkuar

2019/01/GettyImages-1048471226-e1546723855107.jpg
206:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 09: Dua Lipa performs onstage during the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images)
12:"Getty Images

Vetëm katër femra ishin në 20 albumet më të shitura të vitit 2018, në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua Lipa ishte artistja me albumin më të shitur prej femrave, dhe e vetmja femër në top 10 albumet më të shitura të vitit.

Sipas shifrave të fundvitit të publikuar nga Shoqata e Etiketave të Incizimeve, industria britanike e fonografisë (BPI), albumi debutues me titull "Lipa"  i këngëtares shqiptare ishte albumi i nëntë më i shitur i vitit 2018, pavarësisht se u publikua në qershor të vitit 2017.

Dua Lipa gjithashtu pozicionohej e dyta në listën e këngëve më të dëgjuara të vitit, për këngën "One Kiss" me Calvin Harris, dhe në vendin e nëntë me "IDGAF".

Vendin e parë e mban “The Greatest Showman” nga Motion Picture Cast Recording.

Përfundimisht, albumi "Lipa" i këngëtares shqiptare renditet i nënti në Official Charts në Mbretërinë e Bashkuar, që është njëherësh albumi i vetëm me këngë të interpretuara nga një femër.

Dua i pati të shumta sukseset gjatë vitit 2018, teksa në konferencën e mbajtur për media në Prishtinë gjatë vizitës së saj në gusht, ka pohuar se kishte filluar punën për albumin e saj të dytë.

Suksesin më të madh ajo e shënoi në dhjetor, ku për herë të parë arriti që të nominohet për dy çmime "Grammy" - atë për "Artisten e re më të mirë", dhe për "Këngën më të mirë ritmike", për këngën e saj "Electricity" në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. /Telegrafi/