Please enter at least 3 characters.

Dritoni me shokë nuk njeh konkurrencë në Gjakovë

2016/01/f.0618095557402_210.jpg

Pas përfundimit të këtij turneu fantastik në Gjakovë, e mësuam skuadrën e tretë e cila do të luaj në Superfinalen e sivjetme të Dardania Streetball Kosova, që me 6 Korrik do të organizohet në qendër të Pejës: skuadra RDK.

Përveç basketbollistit të shkëlqyeshëm gjakovar, Driton Rracit dhe bashkëlojtarit të tij shumëvjeçar në streetball, Hysni Morinës, sivjet këtij ekipi ju bashkuan edhe dy ish basketbollistë të Vëllaznimit: Shkumbin Kumnova dhe Valon Tanushi.

RDK i fitoi shtatë ndeshje në përgjithësi, ndërsa në finale e mposhti skuadrën cilësore D.E.L House me rezultat 20-15.

Karvani streetbollistik, do të vazhdojë rrugëtimin e vet javën e ardhshme, të premten më 21 qershor, me garat në Gjilan, për të vazhduar të shtunën me 22 qershor në Ferizaj dhe me 23 qershor, të dielën do të vizitojë Mitrovicën.

Turneu i fundit kualifikues për sivjet, do të zhvillohet të shtunën më 29 qershor në qendër të Prishtinës. Pas turneut në kryeqytet, do t’i mësojmë emrat e 8 superfinalistëve të cilët më 6 Korrik do të udhëtojnë në Pejë për të garuar për titullin e kampionit të Kosovës në Streetball. /Telegrafi/