Driton Kuka pas triumfit të Lorianës: Po duket si ëndërr, Tokio po më çmend
30/08/2019
Driton Kuka ka folur pas fitimit të medaljes së bronztë të xhudistes, Loriana Kuka, në Kampionatin Botëror në Tokio të Japonisë.
Loriana ka arritur t'ia sjell Kosovës medaljen e tretë nga Kampionati Botëror që po mbahet në Tokio.
Xhudistja e re pejane ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë, duke iu bashkuar në triumf edhe Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit.
Ky triumf e ka gëzuar tej mase trajneri, Driton Kuka, i cili është edhe axhë i Lorianës dhe gëzimin e tij e ka përshkruar në një postim në Facebook.


