Please enter at least 3 characters.

Drita tërhiqet nga garat

2016/01/drita-t-euml-rhiqet-nga-garat_hd.jpg

Trajneri i Dritës, Afrim Selimi, duke folur për Arena ka kumtuar vendimin e skuadrës së tij, duke e quajtur atë si jo të drejtë. “Kemi vendosur të tërhiqemi nga garat pas vendimit që ka marrë Komisari i Garave pasi ka qenë një vendim jo real”, deklaroi shkurtimisht Selimi. Ndeshja ndërmjet Dritë dhe Penzës u ndërprerë në minutën e tetë të çerekut të parë pasi në fushën e lojës ishin hedhur më shumë se pesë petardë në parket dhe janë ndezur fishekzjarrë nga tifozët gjilanas.

Pas kësaj, palestra u mbush me tym dhe gjyqtarët vendosën ta zbrazin sallën. E, pasi tymi nuk u largua për kohën e caktuar duke pamundësuar vazhdimin e lojës, gjyqtarët vendosën që ta ndërprejnë atë. E, informatori i komisarit, Bajrush Ademi, e regjistroi sfidën 20:0 në favor të skuadrës pejane, ashtu siç edhe e parasheh Propozicioni i Garave. Ndryshe, Drita përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me tetë pikë të tubuara duke shënuar tri fitore dhe pësuar dy humbje. /Tribuna/Telegrafi/