Drita në betejën e fundit për kualifikim në Ligën e Konferencës
Kampioni i Kosovës, Drita luan sonte (e enjte) ndeshjen vendimtare ndaj Inter Club D'Escaldes, ku vetëm fitorja ose një rezultat më i mirë pas 90 minutave i siguron një vend në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.
Gjithçka është gati për aktin e dytë mes Dritës dhe Inter Club D'Escaldes, në ndeshjen kthyese të fazës play-off të garës së tretë evropiane për klube.
Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Prishtinë, gjithçka mbetet e hapur dhe skuadra që triumfon në ndeshjen e kthimit do të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës.
Drita udhëton në Andorra me objektivin e qartë për të bërë hapin e fundit drejt një tjetër suksesi historik në Evropë.
Gjilanasit e dinë se nuk kanë më hapësirë për gabime. Pas dy golave të shënuar në Prishtinë, tashmë u duhet një paraqitje e madhe në udhëtim për të eliminuar Inter Club D'Escaldes.
Ndeshja pritet të zhvillohet nga ora 19:00, në stadiumin Estadi de la FAF në Encamp, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha për një duel që pritet të vendoset deri në detajet e fundit. /Telegrafi/


