Drita mund të përballet sërish me Differdangen nëse eliminohet nga FCSB
04/08/2025
Drita ka mësuar tashmë edhe kundërshtarët e mundshëm në rast eliminimi nga FCSB në Ligën e Evropës.
Në qoftë se të besuarit e Zekirija Ramadanit eliminohen nga klubi rumun, atëherë ata do të vazhdojnë garat në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës.
Shorti i hedhur ka lënë mundësinë që Drita të përballet me njërën prej Differdange ose Levadia.
Differdange një ekip nga Luksemburgu tashmë është një kundërshtar i njohur për Dritën, pasi gjilanasit i eliminuan ata në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
I tërë fokusi i Dritës momentalisht është arritja e një rezultati në ndeshjen e parë ndaj FCSB-së në Rumani, para se t’i presin ata në ‘Fadil Vokrri’./Telegrafi/


