Drita mëson kundërshtarin e saj të parë të Ligës së Kampionëve
Drita ka mësuar kundërshtarin e saj për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27.
Kampionia e Kosovës do të përballet me Kauno Zalgirisin në sfidën e parë evropiane të sezonit të ri, pas shortit të hedhur të martën në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Skuadra gjilanase ishte pjesë e grupit 2 të ekipeve bartëse, gjë që i dha mundësinë të shmangte disa kundërshtarë potencialisht më të fortë në këtë fazë të garës.
Megjithatë, përballë do të ketë një skuadër me përvojë në arenën evropiane, që synon po ashtu avancimin në raundin e dytë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 ose 8 korrik në Lituani, ku Drita do të luajë si mysafire, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet një javë më vonë, më 14 ose 15 korrik në Kosovë.
Skuadra tjetër shqiptare tjetër Egnatia në ndërkohë do të përballet me kampionin e Moldavisë, Petrocub./Telegrafi/


