Please enter at least 3 characters.

Drita e dobët në sulm, më shumë në mbrojte

2016/01/drita-e-dob-euml-t-n-euml-sulm-m-euml-shum-euml-n-euml-mbrojte_hd.jpg

Skuadra e Dritës ka më së shumti gola të pranuara në këto 15 xhiro të zhvilluara deri më tani. Kësisoj, skuadra gjilanase ka goladallim në minus dhjetë gola. Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe trajneri i Dritës, Afrim Shahini. Ai ka thënë se në mes të këtij stinori mbrojtja e Dritës ka pasur një krizë të vogël të cilën e ka kaluar.

“Në fillim të stinorit nuk pranuam shumë gola, pastaj për dy javë pranuam tetë gola”, u shpreh Shahini për ‘Sport Plus’. Shahini në fillim nuk ishte në postin e kryetrajnerit, mirëpo ai shtoi se në mes të këtij stinori, reparti i mbrojtjes pati një krizë.

“Në mes të stinorit patëm një krizë në mbrojtje dhe kjo u reflektua edhe në golat e pranuar normalisht, mirëpo mendoj që më pas filluam të përmirësojmë edhe repartin e mbrojtjes dhe kështu mendoj që tashmë jemi stabilizuar paksa”, potencoi Shahini.

Ky i fundit mori postin e kryetrajnerit te Drita vetëm pas xhiros 11, kur Agron Selmani dha dorëheqje, pas humbjes së Dritës si vendas përballë Ferronikelit 3:1. Aktualisht Drita gjendet në pozitën 11 në renditje me 14 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/