Driblimi i Messit ndaj lojtarit të Paraguait është bërë hit në rrjetet sociale
Lionel Messi ka bërë një driblim të bukur që ka lënë një lojtar të Paraguait të pafuqishëm në reagimin e tij.
Argjentina nuk arriti të fitojë as në takimin e dytë të Grupit B ndaj Kupa Amerikës pasi u ndal me barazim 1-1 nga Paraguai.
Megjithatë, ylli i kombëtares argjentinase pati një paraqitje të mira individuale edhe përkundër dështimit të ekipit Albiceleste.
Gjatë gjysmës së parë me Paraguain, ylli i Barcelonës mori topin dhe Richard Sanchez u përpoq ta ndalonte atë.
Por, Messi ishte i gatshëm si çdo herë dhe lëvizja e tij e mirë në të majtë e kapi plotësisht në befasi kundërshtarin, i cili 'ra keq nga loja'.
Videoja është postuar në internet ku shihet driblimi i Messit ndaj Sanchezit dhe kjo lëvizje po cilësohet si e një 'thyerje' e pabesueshme. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheArisekola/status/1141598184977903616


