Please enter at least 3 characters.

Dreka për sot: Qofte dhe shpageta!

2021/11/fdfdd.jpeg

Ne i duam shpagetat në kombinim me mish të grirë dhe domate. Qoftet i japin një shije të veçantë kësaj pjate dhe e bëjnë më interesantePërbërësit:- 300 gr mish i grirë,- 50 gr djathë i grirë,- 1 vezë ,- 1 lugë thërrmija buke,- 1 lugë e vogël kripë- 1/2 lugë çaji piper.Për salcën:- 1 qepë- 2 lugë miell- 500 ml domate- 1 lugë e vogël sheqer- 1 lugë e vogël kripë- 1/2 lugë e vogël piper.

Përgatitja:

Për qoftet bashkoni mishin e grirë, djathin e grirë, vezën, thërrmijat e bukës, kripën, piperin dhe e futni në frigorifer.

Më pas formësoni qoftet dhe skuqini në vaj të nxehur.

Vendosni qoftet e skuqura në një pjatë. Në pak vaj skuqni qepën e grirë hollë. Shtoni miellin, skuqeni pak dhe më pas hidhni domatet.

Hidhni erëza dhe kur të vlojë shtoni qoftet, më pas lërini të vlojnë për disa minuta duke i përzier vazhdimisht.

Gatuani spagetat në ujë me kripë. Kullojini dhe bashkojini me salcën. Grini djathin sipas dëshirës.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.