Please enter at least 3 characters.

Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës ndan subvencione për 695 qytetarë në vlerë prej 80 mijë euro

2023/07/komuna-e-mitrovices.jpg

Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës ka ndarë subvencione për 695 qytetarë të Mitrovicës në vlerë prej 80 mijë euro.

Bëhet e ditur se të njëjtit qytetarë kanë parashtruar kërkesa për ndihmë financiare për përballimin e shpenzimeve për barna dhe trajtime mjekësore, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, në kuadër të Drejtorisë për Subvencionet dhe transferet nga Drejtoria për Shëndetësi ndahen për rastet e rënda me probleme të mëdha shëndetësore, fëmijët me probleme shëndetësore, ngecje fizike e probleme psiqike dhe rastet e sëmundjeve kronike, në kushte jo të mira ekonomike.

“Gjatë ndarjes së subvencioneve në shëndetësi, në kushte të barabarta, u ipet përparësi rasteve specifike si në vijim: Rastet e sapo të diagnostifikuara me sëmundjet malinje, koston e trajnimit, gjendjen ekonomike familjare, trajnimet në institucionet private vendore dhe jashtë vendit, nëse një sëmundje e tille nuk mund të trajtohet në institucionet publike ose kur në institucione publike mungon terapia e nevojshme”, thuhet në noftim.

Tutje thuhet se Drejtoria për Shëndetësi dhe Komuna e Mitrovicës përveç ofrimit të shërbimeve shëndetësore të Kujdesit Parësor, furnizimit me barna esenciale, po arrin që dhe nga kategoria subvencione dhe transfere, të ju dal në ndihmë qytetarëve që kanë probleme shëndetësore, me mjete financiare. /Telegrafi/