Please enter at least 3 characters.

Drejtori i Moldes, Neerland: Solksjaer do të rikthehet te Molde

2019/03/Solskjaer-Man-Utdf.jpg
530:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 26: Ole Gunnar Solskjaer, Interim Manager of Manchester United acknowledges the fans as he walks out on to the pitch prior to the start of the Premier League match between Manchester United and Huddersfield Town at Old Trafford on December 26, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty during the Premier League match between Manchester United and Huddersfield Town at Old Trafford on December 26, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Norvegjezi po kalon një sezon shumë të mirë në drejtimin e ekipit, ku kishte kaluar një pjesë të madhe të karrierës si futbollist, Manchester United.

Ole Gunnar Solksjaer nuk dihet nëse do të mbetet edhe në sezonin e ri trajner i Djajve të Kuq, raporton Sky Sports.

Shtoi kësaj edhe deklaratat e presidentit të klubit norvegjez, Moldes, i cili pohon se strategu do të respektojë kontratën me ata.

Oystein Neerland

Ish-sulmuesi është trajner i skuadrës norvegjeze, por që deri në fund të këtij kampionati anglez do të drejtoj skuadrën nga Old Trafford.

Në fakt, gjatë ditës së djeshme menaxheri i 46-vjeçarit ka deklaruar se marrëveshja e strategut me Molden tashmë ka mbaruar.

Megjithatë, drejtori i Moldes, Oystein Neerland këmbënguli se trajneri do të rikthehet dhe do ta respektoj marrëveshjen.

"Ole Gunnar tani është i punësuar në Manchester United. Sipas planifikimit, ai do të kthehet në Molde pas përfundimit të sezonit në Angli", tha Neerland për VG.

I pyetur nëse do të duhej të rinegociojë marrëveshjen me Solskjaerin kur të kthehet, Neerland shtoi "Jo". /Telegrafi/