Draxler planifikon të luaje te Schalke në sezonin e ri
20/05/2014
Qe një kohë është duke u spekuluar se 20-vjeçari do të largohet nga Veltins Arena, ndërsa Arsenali dhe Bayern Munichu janë klubet më të interesuara për të.
“Ai duhet të ndjehet komod dhe të jetë i lumtur. Dëshira e Julianit është që të luajë për Schalken në sezonin e ardhshëm”.
“Për të ka qenë një fazë kur gjërat nuk shkonin mirë. Secili lojtar kalon nëpër këtë periudhë, por ai tashmë e ka nxjerrë veten nga ajo situatë”.
“E ka përballuar shumë mirë situatën dhe ngjashëm duhet të veprojë edhe në të ardhmen”, ka theksuar Wittmann. /Telegrafi/


