Please enter at least 3 characters.

Dramë e madhe në ‘Johan Cruyff Arena’ - Tottenham shënon në aksionin e fundit për të kaluar në finale

2019/05/GettyImages-1147847961.jpg
343:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MAY 08: Lucas Moura of Tottenham Hotspur celebrates after scoring his team's third goal as Andre Onana of Ajax reacts during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Ajax and Tottenham Hotspur at the Johan Cruyff Arena on May 08, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dan Mullan/Getty Images )
12:"Getty Images

Tottenhamit ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Ajaxit me rezultat 3-2 në Johan Cruyff Arena për të kaluar në finale.

Rezultati i përgjithshëm ishte 3-3, por anglezët kalojnë tutje falë golave si mysafirë. Heroi i Tottenham ishte Lucas Moura që shënoi tri gola.

Ndeshja nisi shumë mirë për Ajaxin që shënuan në minutën e pestë.

Një harkim nga këndi i Lasse Schone shkoi në kokën e De Ligt që shënoi për 1-0.

De Ligt . (Photo by Dan Mullan/Getty Images )

Gol i bukur i kapitenit që po shënon shpesh në kohën e fundit.

Tottenhamu kundërpërgjigj me Heung Min Son, por që nuk arriti të shënojë.

Ajaxi e gjeti goli e dytë në minutën e 35-të. Hakim Ziyech mori një pasim të bukur nga Tadic dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.

Hakim Ziyech . (Photo by Dan Mullan/Getty Images )

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Tottenhami arriti të reagojë menjëherë në pjesën e dytë duke shënuar dy herë.

Ishte Lucas Mouras që shënoi në minutat 55′ dhe 59′.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ajaxi tentoi të rrezikojë me Ziyech, por dy herë u ndal nga portieri Hugo Loris.

Tottenhami bëri trusni deri në fund dhe kjo iu shpagua.

Lucas Moura arriti të shënojë gol në minutën e pestë shtesë për ta prekur finale.

Lucas Moura . (Photo by Dan Mullan/Getty Images )

Feste e madhe e anglezëve që për herë të parë shkojnë në finale të Ligës së Kampionëve.  /Telegrafi/