Drake bashkëpunon me Beyonce në albumin e ri
17/04/2015
Drake raportohet se është duke bashkëpunuar me këngëtaren e famshme Beyonce në albumin e tij të ri.
Reperi ka folur për revistën “Four Pins” rreth dy këngëve të reja, të cilat do të jenë pjesë e albumit të ardhshëm të tij “Views from the 6”.
Në bashkëpunim me Beyonce për këngën, Drake ka shkruar këngën, nga e cila ai “pret që të frymëzojë një ndryshim të paradigmës (modelit)”, transmeton Koha.net.
Reperi kanadez ka bashkëpunuar edhe më parë me Beyoncen, në këngën “Mine”. /Telegrafi/


