Please enter at least 3 characters.

“Downton Abbey 2” do të lansohet në muajin dhjetor

2021/04/downton-abbey-poster-e1618839179749-1280x720-1.jpg

“Downton Abbey 2” - vazhdimi i filmit të parë “Downton Abbey” nga 2019 është njoftuar zyrtarisht me Dominic West që i është bashkuar kastit.

'Fous Features', i cili konfirmoi lajmin së bashku me 'Carnival Films', tha se krijuesi Julian Fellowes dhe të gjithë aktorët tjerë përfshirë - Hugh Bonneville, Jim Carter, Laura Carmichael dhe Michelle Dockery - do të rikthehen sërish.

Hollywood Reporter theksoi më pas që e pranishme në këtë film do të jetë edhe aktorja Maggie Smith.

Downton Abbey (Foto: Prime Video)

“Ne jemi të ngazëllyer të ju njoftojmë se Julian Fellowes dhe i gjithë kasti i Downton janë kthyer për Downton Abbey2, me Hugh Dancy, Laura Haddock, Nathalie Baye dhe Dominic West. Filmin mund ta shikoni në kinema këtë Krishtlindje”, thuhet në njoftim.

Filmi i vitit 2019 - që shënon kthimin e parë të familjes Crawley që kur seria jashtëzakonisht e suksesshme Downton Abbey përfundoi në 2016 - pasoi një vizitë mbretërore në Downton dhe atentat ndaj mbretit të Anglisë.

Aktoret e "Downton Abbey" (Foto: Star Tribune)

“Downton Abbey 2” është film i produksionit ‘Carnival Films’ në bashkëpunim me ‘Focus Features’ dhe ‘Universal Pictures’.

‘Carnival Films’ në anën tjetër është pjesë e ‘NBCUniversal International Studios’, një ndarje e ‘Universal Studio Group’. /Telegrafi/

"Downton Abbey" (Foto: Prime Video"