Please enter at least 3 characters.

Douglas Costa zgjedh bashkëlojtarin e tij më të mirë, nuk është Ronaldo

2020/04/costa-ronaldo.jpg
160:" during the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Juventus at Old Trafford on October 23, 2018 in Manchester, United Kingdom.
18:"Laurence Griffiths

Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa ka thënë se mezi pret që të kthehet të luajë dhe pretendon se Paulo Dybala është shoku i tij më i mirë i skuadrës.

Costa po e kalon pandeminë e coronavirusit në vendlindjen e tij, Brazil, por ai përsëriti që dëshiron t’i kthehet sa më shpejt futbollit.

“Shpresoj të kthehem në Itali së shpejti”, ka thënë fillimisht Costa gjatë një transmetimi ‘live’ në Instagram.

“Nuk mund të pres që të kthehem, pjesërisht sepse nuk di më çfarë të bëj këtu”.

Pavarësisht se luante përkrah Cristiano Ronaldos, braziliani pranoi se është dikush më i mirë se ai në radhët e Juventusit.

“Shoku im më i mirë i skuadrës është Paulino [Dybala]”.

Në fund, 29-vjeçari u pyet nëse preferon të shënojë gola ose të asistoj.

“Të dy janë mirë për mua, unë mund t'i bëj të gjitha: gjëja e rëndësishme është që skuadra të fitojë”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/