Dortmundi kryen detyrën ndaj Sportingut
28/09/2021
Vetëm një gol është shënuar në Signal Iduna Park ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Sportingut të Lisbonës.
Skuadra gjermane arriti të arkëtojë pikë të plota në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Donyell Malen e zhbllokoi rezultatin (47’) pasi pranoi një top nga Jude Bellingham dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Skuadrat shkuan në pushim me epërsi të BVB, ndërsa në fraksionin e dytë nuk u shënuan gola të tjerë, ashtu që nikoqirët e fituan takimin.
Borussia Dortmundi ndan pozitën e parë në Grupin C me pikë të barabarta me Ajaxin, nga gjashtë, por skuadra holandeze ka golaverazh më të mirë. Sportingu nuk ka arkëtuar asnjë pikë pas dy ndeshjesh. /Telegrafi/


