Dortmund me shumë mungesa pret Union Berlinin, formacionet zyrtare
19/09/2021
Borussia Dortmund është nikoqir i Union Berlinit në xhiron e pestë të Bundesligas.
Verdhezinjtë në këtë takim futen pas dy fitoreve radhazi në kampionat dhe duan pikët e plota.
Në anën tjetër, skuadra nga kryeqyteti gjerman ka udhëtuar drejt Signal Iduna Park për të vazhduar serinë pozitive, ku këtë edicion ende nuk e ka shijuar humbje.
Vendasit kanë shumë mungesa për këtë sfidë, ku më të rëndësishmit janë Julian Brandt, Emre Can, Zagadou, Nico Schulz apo Giovani Reyna.
Formacionet zyrtare:
Borussia Dortmund: Kobel, Akanji, Meunier, Hummels, Guerreiro, Dahoud, Witsel, Bellingham, Reus, Malen, Haaland.
Union Berlin: Ryerson, Gießelmann, Baumgartl, Friedrich, Knoche; Khedira, Öztunali, Prömel; Awoniyi, Kruse
/Telegrafi/


