Please enter at least 3 characters.

Dorëzohet në polici serbi i dyshuari për tentim vrasjen e ndodhur para pesë viteve në Shillovë

Është vetëdorëzuar në polici një person i dyshuar për përfshirje në një rast të tentativës për vrasje, i cili kishte ndodhur më 7 mars 2021 në fshatin Shillovë të Gjilanit.

Sipas raportit shtesë të Policisë së Kosovës, më 1 korrik 2026 i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, është paraqitur vetë para autoriteteve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/