Please enter at least 3 characters.

Dorëhiqet edhe Zoran Zaev

2016/12/Zoran-Zaev.jpg

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Strumicës u është drejtuar lideri i LSDM-së dhe kryetari aktual i komunës, Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Para këshilltarëve, ai tha se për shkak të largimit në një funksion tjetër, emëron pasardhësin e tij nga radhët e këshilltarëve, mandati i të cilit do të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të jenë në fillim të muajit maj të vitit të ardhshëm.

Për zëvendës është emëruar këshilltari Kosta Kostadinov, kryetari i klubit lokal të LSDM-së në Strumicë./Telegrafi/