Please enter at least 3 characters.

Donjeta Sadiku ka mësuar kundërshtaren e parë

2024/07/452710520_1501362197205952_8982727309361975384_n.jpg

Është hedhur shorti për garat e boksit në LO Paris 2024, ku boksierja jonë, Donjeta Sadiku ka mësuar kundërshtaren e parë.

Sadiku do të përballet në raundin e parë me Thamanya Somnuek nga Tajlanda, kategoria -60 kg.

Lufta zhvillohet të shtunën me fillim në ora 21:00.

Donjeta Sadiku ka hequr dorë nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike "Parisi 2024" dhe ka zgjedhur të pushojë e të përgatitet për luftën e rëndësishme.

Synimi i saj është medalja olimpike. /Telegrafi/