Don Xhoni: Edhe 10 jetë po t’i kisha, prapë do zgjidhja të isha drenicas
Reperi i njohur Don Xhoni vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan postime të ndryshme me ndjekësit e tij.
Në Instastory-n e fundit, artisti ka përcjellë një mesazh të fortë krenarie për prejardhjen e tij, duke thënë se edhe sikur t’i kishte “10 jetë”, sërish do të zgjidhte të ishte nga Drenica.
“Edhe 10 jetë me i pasë, nëse kisha mujt me zgjedh, apet kisha pas qejf me kanë drenicak, gjithë”, është shprehur ai.
Postimi u shoqërua edhe me një fotografi ku Don Xhoni shfaqet brenda një veture, i veshur me xhaketë të errët dhe me syze dielli, ndërsa mesazhi i vendosur mbi imazh thekson edhe më shumë emocionin dhe krenarinë për vendlindjen.
Reagimet e ndjekësve nuk kanë munguar, me shumë prej tyre që e kanë përshëndetur deklaratën e reperit dhe e kanë komentuar si një shenjë të lidhjes së tij të fortë me rrënjët dhe identitetin. /Telegrafi/


