Please enter at least 3 characters.

Domatja e zier në mënyrën e vjetër pa konservans!

2019/09/170617_shutterstock-1151116967_ls.jpg

Kur një herë ta provoni domaten e zier në këtë mënyrë, gjithmonë do ta përgatisni të tillë për turshiPërbërësit:- 6 kg domate (para pastrimit);- 2 lugë kripë;- 4 lugë sheqer;- qepë;- speca të vegjël djegës;- selino.

Përgatitja:

⦁ Domaten lajeni mirë, pastrojeni dhe priteni në copë.

⦁ Bluani domaten në makinë bluarës dhe kullojeni në kulluese speciale.

⦁ Qiteni në tenxhere, shtoni kripën dhe sheqerin dhe zieni.

⦁ Kur të vlojë, zieni edhe 10-15 minuta.

⦁ Shishet nxehni në furrë, 10 minuta në 100 gradë.

⦁ Domaten e nxehtë qiteni në shishe të nxehta.

⦁ Në çdo shishe vendosni një copë celofani të njomur në alkool apo raki, shtrëngojeni me llastik dhe vendosni kapakun.

⦁ Shishet mbështillni në peshqir dhe lini 24 orë që të ftohen, transmeton Telegrafi.