Please enter at least 3 characters.

Domagoj Vida në bisedime me Romën

2019/01/GettyImages-1031609026.jpg
260:"ELCHE, SPAIN - SEPTEMBER 11: Domagoj Vida of Croatia salutes the crowd in defeat the UEFA Nations League A Group four match between Spain and Croatia at Estadio Manuel Martinez Valero on September 11, 2018 in Elche, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Bisedimet kanë përparuar, shkruan gazetari i mirënjohur SKY, Gianluca Di Marzio.

Klubi romak po punon urgjentisht për të përmirësuar mbrojtjen dhe 29-vjeçari duhet të transferohet së shpejti në kryeqytetin italian.

Nuk dihet ende se sa Roma do ta paguajë Besiktasin, por italiani thotë se Domagoj Vida iu ofrua Fulhamit, por klubi anglez nuk mund ta mbante këtë garë financiarisht.

Gjithashtu, kroati i është ofruar edhe Interit dhe Milanit, por nuk është i nevojshëm pasi skuadrat nuk kanë nevojë për qendër mbojtës.

Pa dyshim, lëvizja nga Turqia për në ligën elitare italiane ishte një hap i madh, veçanërisht pasi Besiktasi nuk është më financiarisht i fuqishëm siç ka qenë dhe lojtari ka nevojë për një sfidë të re.

Se romakët kanë nevojë për përforcime në mbrojtje, tregoi edhe ndeshja kundër Atalantas në Bergamo kur Roma ishte në epërsi prej tre golave ndeshja në fund përfundoi vetëm 3-3.

Ndryshe, Roma aktualisht gjendet në pozitën pestë të renditjes tabelore të Serie A. /Telegrafi/