Dolly Parton anulon paraqitjen në Dollywood, fansat shqetësohen për shëndetin e saj
Dolly Parton, 80 vjeçe, ka anuluar në momentet e fundit një paraqitje të planifikuar në parkun e saj Dollywood, duke përmendur problemet shëndetësore me të cilat po përballet.
Këngëtarja nuk udhëtoi nga Nashville drejt Pigeon Forge, Tennessee, por iu drejtua fansave përmes një videoje të shfaqur në ekran.
Ajo tha se kohët e fundit ka pasur marramendje dhe dehidratim dhe se mjeku i kishte kërkuar të mos udhëtonte gjatë kësaj jave, shkruan DailyMail.
Parton kishte treguar më herët se po përballej me disa probleme shëndetësore dhe se trajtimet po funksiononin mirë.
Ajo ka përmendur gjithashtu problemet me gurët në veshka dhe vështirësi që kanë prekur sistemin imunitar dhe atë tretës.
Anulimi i fundit ka shqetësuar fansat, veçanërisht pasi në maj ajo anuloi edhe disa shfaqje në Las Vegas për shkak të problemeve shëndetësore.
Megjithatë, Parton ka siguruar se po përmirësohet dhe se është nën kujdesin e mjekëve. /Telegrafi/


