Please enter at least 3 characters.

Dogana për një javë mbledh 20 milionë euro

2016/01/dogana-p-euml-r-nj-euml-jav-euml-mbledh-20-milion-euml-euro_hd.jpg

Nëse krahasohen të hyrat e vitit të kaluar me këtë vit tanimë dogana ka mbledhur 445,3 milion derisa vitin e kaluar ishin 431,6 milion euro. Po ashtu gjatë kësaj javë performanca e të gjitha drejtorive ishte në nivel të lartë.

Lufta kundër evazionit fiskal rezultojë me konfiskimin e automjeteve (14copë), mallra të tekstilit, produkte të kozmetikës, pjesë për automjete si dhe produkte me akcizë si alkool dhe verë, që të gjitha gjatë tentim kontrabandimit. Vlera e përgjithshme e tyre ishte mbi 60.000 euro.

Sipas një njoftimi nga Dogana, gjatë kësaj jave u realizuan 42 kundërvajtje doganore që e sjell numrin e kundërvajtjeve në 947 kundërvajtje doganore që nga fillimi i vitit.

Dogana fton edhe një herë të gjithë qytetarët që të lajmërojnë të gjitha rastet e kontrabandës dhe korrupsionit në 0800 50 095 (pa-pagesë), dhe ju ftojmë që së bashku të ndërtojmë një të ardhme të sigurt. /Telegrafi/

You'll need Skype CreditFree via Skype