Please enter at least 3 characters.

Do të përballen me Shqipërinë në Tiranë, Italia zbulon listën me 31 futbollistë të ftuar

2022/11/foto-ranking.jpg
284:"BUDAPEST, HUNGARY - SEPTEMBER 26: Giacomo Raspadori of Italy #10 celebrates after scoring the opening goal during the UEFA Nations League League A Group 3 match between Hungary and Italy at Puskas Arena on September 26, 2022 in Budapest, Hungary. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësuesja e Italisë nuk do të luaj në Kampionatin Botërorë, por megjithatë ata do të grumbullohen në nëntor për dy ndeshje miqësore.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka zbuluar listën e 31 futbollistë të ftuar për dy ndeshje.

Kampioni në fuqi i Evropës do të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshje miqësore dhe me atë të Austrisë.

Azzurët fillimisht do të përballen me kuqezinjtë në Tiranë më 16 nëntor me fillim nga ora 20:45 në Air Albania, derisa me Austrinë përballen në Vjenë katër ditë më vonë.

Roberto Mancini ka thirrur 31 lojtarë, të cilët do të mblidhen të dielën në Qendrën Teknike Federale në Coverciano.

Ka debutues në këtë grumbullim, pasi janë ftuar emra të rinj si Simone Pafundi, sulmues i Udineses i lindur në 2006, dhe për mesfushorët e Juventusit, Nicolo Fagioli (lindur në 2001) dhe Fabio Miretti (lindur. në vitin 2003).

Federico Chiesa rikthehet një vit pas telefonatës së fundit, sapo u kthye nga lëndimi i rëndë në ligamentin kruciat të gjurit të majtë.

Ndërkohë pjesë e listës janë edhe yjet si Gianluiggi Donnarumma, Bastoni, Leonardo Bonucci, Nicolo Barella, Sandro Tonali, Marco Verratti apo Nicolo Zaniolo. /Telegrafi/