Please enter at least 3 characters.

''Do të na quanin Republika e Tenxheres, nëse nuk do të ishte Gruevski'' (Video)

2017/12/Petar-Temelkovski.jpg

Aktori Petar Temelkovski ka dalë në mbrojtje të Nikolla Gruevskit në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë.

I ftuar në emisionin e gazetarit kotraverz, Milenko Nedellkovski, Temelkovski thotë se për shkak të qëndrimit të padëgjueshmërisë së Gruevskit, emri i vendit nuk u ndërrua ashtu siç është kërkuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

''Pohoj dhe garantoj me gjithë nderin tim se ky vend do të ishte quajtur Republika e Tenxheres'', thotë Temelkovski. Madje, sipas tij, Maqedonia do të quhej Republika e Tenxheres pa kapak, pasi që nëse e ka, atëherë ka dimensione./Telegrafi/