Please enter at least 3 characters.

Dje shënoi dy gola dhe asistoi një herë, sot në Juventus për vizita mjekësore (Video)

2016/07/arriva-1.jpg

Marko Pjaca gjendet në Qendrën mjekësore 'JMedical' për t’i kryer testet mjekësore.

Talenti i madh kroat është bashkuar me Juventusin edhe pse kishte oferta nga shumë skuadra tjera.

Ai do të nënshkruaj kontratë për pesë vite me kampionët aktual me një pagë 2 milionë euro në sezon.

Pjaca dje zhvilloi ndeshjen e fundit kundër Vardarit të Shkupit, ku shënoi dy herë nga pika e bardhë dhe asistoi një herë.

Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Ky është transferimi i katërt për Zonjën e Vjetër pas Dani Alves, Madhi Benatina e Miralem Pjanic.

Kroati do t’i kushtoj Juventusit 22 milionë euro. /Telegrafi/