Please enter at least 3 characters.

Dje në Shkup 16 aksidente, 13 persona të lënduar

2018/04/aksident3-780x439.jpg

13 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë nga 16 gjithsej aksidentet rrugor çka kanë ndodhur gjatë natës së kaluar në rrethinën e Shkupit. Në tetë aksidente rrugore ka pasur dëme materiale.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, policia ka sanksionuar dy vozitës të cilët të cilët kanë vozitur me shpejtësi më shumë se çka është e lejuar, tre persona për shkak se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 12 para se të pajisen me patentë shoferë.

Nga komunikacioni janë ç'kyçur shtatë vetura për shkak të problemeve teknike dhe gjashtë të paregjistruara. Ndërsa me ndihmën e "merimangës" janë larguar 43 vetura të cilat kanë qenë të parkuara në mënyrë të parregullt./Telegrafi/