Dizajneri i njohur Austriak Hoerl në Kosovë për të përuruar Shkollën e Dizajnit të UBT
Dizajneri i mirënjojur i modës dhe tekstilit Juergen Christian Hoerl do qëndroj në UBT për të përuruar fillimin e studimeve në Dizajn të Integruar të modës, interierit, grafikës dhe mobileve. Z.Hoerl së bashku me aritistët e njohur Alban Muja, Yll Rugova dhe Venera Mustafa do të takojnë stafin dhe studentët dhe vizitojnë studiot e hapura së fundmi për modën dhe dizajnit.
Dizajneri Hoerl ëshë në Kosove ne kuader te iniciatives se Ambasades Austriake per bashkepunim ne sferen e artit. Ai mes tjerash do të jetë prezent edhe në hapjen e koleksionit të ri të dizajnerës Yllka Brada.
Ai është kreator i njohur i markës JHoerl dhe kontribues i rregullt në Wiena Fashion Week dhe Milano Fashion Week.
UBT është institucioni më i madh i arsimit të lartë jo-publik. Që nga ky vit akademik ofron studime bachelor në dizajn të integruar të modës, dizajn grafik, dizajn industrial dhe dizajn të mobileve. Studimet integruara të dizajnit në UBT janë modeluar sipas metodologjisë së Parsons New York dhe Politecnico Milano.


