Please enter at least 3 characters.

Dita e finales historike në “Fadil Vokrri”, Kida: Kupa e Botës po na pret, suksese Kosovë

Sonte, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të presë një përballje historike, teksa Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me Kombëtaren e Turqisë në finalen për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ndeshja nis në orën 20:45 dhe pritet të kthehet në një mbrëmje të paharrueshme për tifozët kosovarë, të cilët do të mbushin stadiumin dhe do të japin mbështetjen maksimale për ekipin e tyre.

Ky duel vjen si kulmi i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm për Kosovën, e cila ka treguar vazhdimisht rritje.

Emocionet dhe pritja për këtë sfidë janë ndjerë edhe nga personazhe të njohur, si këngëtarja Kida, e cila ka publikuar një fotografi pranë futbollistit Edon Zhegrova dhe aktorit Vedat Bajrami, duke uruar për ndeshjen historike.

“Kupa e Botës në prisni, suksese Kosovë”, kanë qenë fjalët e artistes së njohur.

Gjithashtu, mbrëmja e sotme ka një rëndësi të veçantë edhe për Edon Zhegrovën, i cili feston ditëlindjen e tij të 27-të.

Atmosfera në stadium dhe mbështetja e tifozëve do të jetë e madhe, duke krijuar një mbrëmje të paharrueshme ku sporti, emocionet dhe krenaria kombëtare bashkohen në një moment që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve. /Telegrafi/