Please enter at least 3 characters.

Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, Osmani dhe Kurti sot bëjnë homazhe në Prekaz

2020/11/epopeja-e-UCK-se-kompleksi-Adem-Jashari-Prekaz-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se këto homazhe do të bëhen nesër me fillim nga ora 10:00.

"Në orën 10:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial 'Adem Jashari' në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së", njofton Presidenca.

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bën homazhe në Kompleksin Memorial 'Adem Jashari'", thekson Kryeministria.

Derisa në orën 12:00, Osmani dhe Kurti do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në seancën solemne që mbahet për nderë të Epopesë. /Telegrafi/