Please enter at least 3 characters.

Disney shtyn lansimin filmave më të pritur për vitet 2021 dhe 2022

2020/04/GettyImages-453983795.jpg
538:"LAKE BUENA VISTA, FL - DECEMBER 06: In this handout photo provided by Disney Parks, English-Irish boy band The Wanted performs "Santa Claus is Coming To Town" while taping the Disney Parks Christmas Day Parade TV special December 6, 2013 at the Magic Kingdom park at Walt Disney World Resort in Lake Buena Vista, Florida. The 30th annual holiday telecast airs December 25 on ABC-TV. The show also will air in Canada on CBC Network, and across the globe on the American Forces Network. (Photo by Mark Ashman/Disney Parks via Getty Images)
12:"Getty Images

Shtëpia më e madhe e filmave të animuar, Disney, ka zbuluar data të reja për publikimin e filmave të tyre.

Me mbylljen e teatrove në të gjithë Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të ndihmuar në ngadalësimin e virusit potencialisht vdekjeprurës COVID-19, Hollywoodi po përpiqet të rindërtojë listat e tyre të filmave, shkruan Daily Mail.

Dhe si studioja më e madhe në botë e filmit, Disney është dashur të marrë disa vendime veçanërisht të vështira, si shtyrja e filmave të tyre, si "Mulan" dhe "Jungle Cruise".

Kompania shtyu përsëri xhirimet e reja të filmit të animuar Mulan, i cili ishte realizuar më 24 korrik të vitit 1998. Filmi pretendohej të lëshohej fillimisht në kinema, por një veprim i tillë ishte i pamundur për shkak të coronavirus.

Ndërsa filmi "Jungle Cruise", në të cilin luajnë The Rock dhe Emily Blunt është shtyrë për një vit, dukë bërë kështu që të dalë në treg me 30 korrik të vitit 2021.

Këto ndryshime nuk kanë ndodhur vetëm në këta dy filma, "Black Widow" dhe "The Eternals" janë filmat e tjerë. "The Eternals", i cili interpretohet nga aktorja Angelina Jolie është shtyrë po ashtu për në vitin 2021.

Ndërkohë, vazhdimi i ardhshëm i filmit "Indiana Jones" do të jetë me  19 korrik 2022. /Telegrafi/