Please enter at least 3 characters.

Disa raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

2020/01/dhuna-ne-familje_1472538045-5324273.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për disa raste të dhunës në familje për 24 orë.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Gllogoc, Prizren, Rahovec, Vushtrri.

Gllogoc 05.07.2020 - 00:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Prizren 05.07.2020 – 11:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur ish të fejuarën e tij dhe babanë e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rahovec 04.07.2020 - 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.Vushtrri 05.07.2020 – 18:00. Dy ankues kosovar, kanë raportuar se në vazhdimësi kanë dhunë psikike nga bashkëshortja e vëllait dhe dy fëmijët e saj të dyshuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/